Bashkimi Evropian nuk do të rifillojë importet e energjisë nga Rusia, pavarësisht rezultatit të negociatave mes Uashingtonit dhe Moskës, ka deklaruar komisioneri evropian për Energjinë, Dan Jørgensen, në një intervistë për Euronews. Duke folur në emisionin “On the Record” me Maria Tadeo, Jørgensen e cilësoi Rusinë si armike të Evropës dhe u zotua se Brukseli do të vazhdojë planet për t’i dhënë fund importeve të energjisë ruse. “Ne nuk do të importojmë më kurrë, nëse kjo varet nga unë, as edhe një molekulë nga Rusia.
Ne nuk i besojmë Rusisë”, tha ai, transmeton Telegrafi. Deklaratat e tij nxjerrin në pah dallimet në qëndrimet e Brukselit dhe Uashingtonit. Administrata e Donald Trumpit lehtësoi muajin e kaluar disa kufizime ndaj naftës dizel ruse, para zgjedhjeve të mesmandatit në nënt