Nga Gjermania deri në Dubai, fotografë dhe adhurues të astronomisë patën mundësinë të shijonin një pamje të veçantë të qiellit të natës, pasi Superhëna ndriçoi pjesë të ndryshme të botës të martën. Superhëna është një term i përdorur gjerësisht, ndonëse nuk është emërtim zyrtar shkencor. Ai përshkruan Hënën e plotë kur ndodhet në pikën më të afërt me Tokën.
Ky fenomen zakonisht ndodh vetëm tri ose katër herë në vit. Për shkak të afërsisë më të madhe me Tokën, Hëna duket më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht, transmeton Telegrafi. Ata që nuk arritën ta shihnin Superhënën e fundit nuk kanë arsye të shqetësohen, pasi priten edhe tri të tjera në muajt në vijim.
Hëna e plotë e nëntorit njihet tradicionalisht si “Hëna e Kastorit” (Beaver Moon). Ky emërtim lidhet me periudhën kur kastorët pë