SHBA-ja u bën thirrje qytetarëve të largohen nga Irani, paralajmëron për përshkallëzim të shpejtë të konfliktit

Ambasada Virtuale e SHBA-së në Iran ka paralajmëruar se Teherani, rebelët Huthi në Jemen dhe grupet e tjera të lidhura me ta mund të shënjestrojnë interesat dhe qytetarët amerikanë në rajon, përfshirë kompanitë dhe institucionet. Paralajmërimi vjen pas sulmeve iraniane ndaj objekteve amerikane në Bahrein dhe Kuvajt, si dhe një sulmi të forcave Huthi ndaj një ndërtese në distriktin financiar të Riadit, ku u plagosën 11 persona. Uashingtoni u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në të gjithë Lindjen e Mesme të tregojnë kujdes të shtuar, duke paralajmëruar se situata e sigurisë mund të përkeqësohet brenda një kohe të shkurtër.

Në njoftimin e publikuar të mërkurën, Ambasada Virtuale e SHBA-së në Iran tha se armiqësitë mund të përshkallëzohen me shpejtësi, transmeton Telegrafi. “Mos udhëtoni në

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *