Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, theksoi se 16 ditët e kësaj fushate janë një thirrje për ndërgjegjësim, por lufta kundër dhunës nuk ka kalendar dhe duhet të jetë pjesë e angazhimit çdo ditë. Gërvalla në një postim në Facebook shkruan se nga viti 2019 deri në tetor të vitit 2026, në Kosovë janë regjistruar 19 mijë e 916 raste të dhunës në familje, ndërkaq në këtë periudhë janë vrarë 33 gra. Lexoni të plotë postimin e saj: Mëngjesin e sotëm po e nisim duke e hapur zyrtarisht fushatën globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, një angazhim ndërkombëtar që Republika e Kosovës e mbështet dhe i bashkohet tashmë përvitshëm.
Dhuna është një fenomen që kapërcen kufijtë, shoqëritë dhe dal