Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar-tetor 2026 në Kosovë janë vrarë tetë gra, ndërsa janë evidentuar 2 mijë e 303 raste të dhunës në familje, me gjithsej 2 mijë e 361 viktima, prej të cilave 1 mijë e 797 gra dhe vajza. Këto të dhëna Gërvalla i ka bërë publike të martën mbrëma, në ceremoninë hapëse të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë. Në fjalimin e saj, ajo është ndalur edhe te vrasja e Arlinda Zekajt, duke thënë se rasti i saj duhet të marrë përgjigje të plota dhe se duhet të shqyrtohet çdo vendim dhe mosveprim që mund të ketë ndikuar në mbrojtjen e jetës së saj.
“Rasti i znj. Arlinda Zekajt na përball me këto pyetje. Si Ministre e Drejtësisë, e konsideroj detyrim