Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’u konsultuar me autoritetet e Kosovës për çdo nismë të re që synon ndryshimin e legjislacionit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Pas përgjigjes së BE-së për Kallxo.com, ku është kërkuar konsultim për çdo nismë të re ligjore që prek Dhomat e Specializuara, Çitaku e ka cilësuar këtë zhvillim si “lajm të mirë”, duke ftuar përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që të marrin pjesë në konsultimet e paralajmëruara për të enjten. Përmes një postimi në Facebook, më 25 nëntor, ajo ka thënë se PDK-ja është e gatshme të nisë konsultimet për procesin e amendamentimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“E mirëpres gatishmërinë e Bashkimit Evropian për