Heroi i basketbollit me karrocë drejt burgut, akuzohet për 11 raste përdhunimi

Medalisti britanik i argjendtë në Lojërat Paralimpike, Lee Fryer, është akuzuar për 11 raste të përdhunimit, ndërsa përballet me gjithsej 17 akuza penale. Sportisti 26-vjeçar, i cili garon në basketboll me karrocë, është mbajtur në paraburgim dhe do të dalë para gjykatës për gjykim në mars të vitit 2027. Përveç 11 akuzave për përdhunim, Fryer përballet edhe me akuza për përgjim seksual, mbytje të qëllimshme, sulm, sjellje kontrolluese ose shtrënguese, si dhe posedim të një droge të klasit A, konkretisht kokainës.

Ai u paraqit të enjten përmes një lidhjeje me video në Gjykatën e Leedsit, nga burgu ku po mbahet. Fryer u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat, përveç asaj të përgjimit seksual, për të cilën nuk u dha asnjë deklarim. Akuzat lidhen me një grua dhe dyshohet se veprat kanë ndod

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *