Paris Saint-Germaini dhe Roma kanë ndarë pikët në një përballje spektakolare, e cila përfundoi me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Skuadra italiane e nisi në mënyrën më të mirë takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e pestë. Mario Hermoso shënoi nga afërsia pas asistimit të Matias Soules, duke befasuar vendasit.
PSG reagoi dhe arriti të barazonte në minutën e 31-të. Ilya Zabarnyi realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Senny Mayulu, duke rikthyer baraspeshën. Pjesa e dytë solli edhe më shumë emocione, ndërsa dy skuadrat fituan nga një penallti.
Fillimisht, në minutën e 62-të, Ousmane Dembele u tregua i saktë nga pika e bardhë, pasi gjyqtari akordoi penallti për PSG-në pas ndërhyrjes së VAR-it. Roma nuk u dorëzu