Lille ka shënuar fitore të madhe 2-1 ndaj Bayern Munichut, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Bavarezët e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi në minutën e 15-të, kur Dayot Upamecano shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Tom Bischof. Megjithatë, skuadra vendase reagoi në pjesën e dytë dhe arriti ta barazonte rezultatin në minutën e 62-të.
Ayase Ueda realizoi nga afërsia, pas asistimit të Nathan Ngoy. Vetëm tri minuta më vonë, Lille përfitoi edhe nga një autogol i Aleksandar Pavlovicit, i cili dërgoi topin në rrjetën e portës së tij për 2-1. Bayern Munich u përpoq të shmangte humbjen në minutat e mbetura, por nuk arriti të gjente golin e barazimit, ndërsa Lille e ruajti epërsinë deri në fund.
Niederlage in Lille. https://t.co/k