Haliti: Besian Mustafa e di kush ia ka vrarë babanë Lajme Gazeta Express 26/11/2026 6:56 Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për çështjen e vrasjeve të pazbardhura politike në Kosovë, duke thënë se për këto raste ekzistojnë dokumente, dosje dhe dëshmi të personave që kanë dhënë deklarata. Duke iu referuar edhe vrasjes së veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemajl Mustafa, Haliti në ATV ka thënë se është më mirë që këto çështje të trajtohen në mënyrë institucionale dhe të mos vazhdojnë diskutimet e pakonfirmuara mes njerëzve. Ai ka paralajmëruar se vazhdimi i akuzave dhe përmendja e emrave pa u sqaruar plotësisht rastet mund të shkaktojë përçarje dhe armiqësi ndërmjet familjeve.
“Gjithçka ka ndodhur, ka letra, ka dosje, gjithkush ka dëshmuar ose ka