Hulumtimi tronditës në Gjermani: Rreth 800 fëmijë e të rinj janë abuzuar seksualisht nga klerikë katolikë Lajme Gazeta Express 26/11/2026 7:51 Rreth 800 fëmijë dhe të rinj janë abuzuar seksualisht nga priftërinj dhe klerikë të tjerë në Dioqezën Katolike të Trierit në Gjermani, gjatë periudhës 1946–2021, ka zbuluar një studim i ri i publikuar të mërkurën. Studiuesit e Universitetit të Trierit kanë identifikuar më shumë se 250 autorë dhe persona të dyshuar, sipas ekspertëve. Studimi përfshin vetëm rastet e njohura, ndërsa numri i viktimave që nuk kanë raportuar abuzimin për shkak të frikës apo turpit mbetet i panjohur.
Shumica e rasteve kanë ndodhur në rezidencat e priftërinjve, kishat, sakristitë, konviktet dhe shkollat me konvikt të drejtuara nga kisha. Disa nga autorët kanë shfrytëzuar ed