Në hyrje të vendlindjes së Jakup Krasniqit, në fshatin Negroc, sot, më 26 nëntor 2026, do të bëhet përurimi i lapidarit kushtuar kësaj figure të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu, do të bëhet edhe zbulimi i mbishkrimit me tri shkronjat “UÇK”. Kjo ngjarje do të shënojë një moment të veçantë për fshatin Negroc si dhe për vet ish-zëdhënësin e UÇK-së i cili ndodhet në paraburgimin e Hagës.
Njoftimi është bërë nga nipi i tij, Agron Krasniqi, i cili fton të gjithë të jenë pjesë e këtij momenti. Jakup Krasniqi ka qëndruar për katër ditë në Kosovë, për t’u kthyer më pas në Hagë, pas përfundimit të vizitës, e cila ishte lejuar nga Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara për arsye humanitare. Njoftimi për kthimin e tij është publikuar të shtunën e javë së kaluar n