Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobë në vlerë të përgjithshme prej 1,100 eurosh ndaj një kompanie dhe drejtuesit të një kamioni, pasi ky i fundit kishte ndotur rrugën në fshatin Landovicë të Prizrenit. Sipas njoftimit të Policisë, rasti është evidentuar më 25 nëntor, gjatë patrullimit të rregullt nga zyrtarët e Stacionit Policor Prizren-Veri. Gjatë kontrollit, policët kanë vërejtur se një kamion kishte ndotur rrugën e asfaltuar, pasi drejtuesi i tij nuk i kishte pastruar rrotat e automjetit para se të dilte nga një terren me baltë, në afërsi të një vendpunishteje.
Policia ka bërë të ditur se ndotja e rrugës kishte rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion. Për këtë shkelje, kompanisë pronare të kamionit, si person juridik, i është shqiptuar gjobë prej 1,000 eurosh, ndërsa shoferit