Drejtori i organizatës AVONET, Kenan Gashi, ka ngritur shqetësimin për mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm në fshatrat Begracë dhe Kaçanik i Vjetër, në komunën e Kaçanikut. Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka bërë të ditur se banorët e këtyre dy fshatrave kanë mbetur pa ujë për më shumë se pesë ditë, për shkak të prishjes së pompave në sistemin e ujësjellësit “Bifurkacioni”. Ai ka thënë se kjo gjendje po ua vështirëson banorëve jo vetëm sigurimin e ujit të pijshëm, por edhe përmbushjen e nevojave elementare higjienike dhe të përditshme.
“Paramendojeni, dy prej fshatrave më të mëdhenj të regjionit të Ferizajt, Begracë dhe Kaçanik i Vjetër, kanë mbetur pa ujë të pijshëm”, ka shkruar Gashi. Ai ka kritikuar kompaninë rajonale të ujësjellësit “Bifurkacioni” për mosrikthimin e furnizimi