Tre persona janë arrestuar në një aksion të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në krim të organizuar, mashtrim dhe shpëlarje parash. Gjatë operacionit të zhvilluar në Prishtinë dhe Fushë Kosovë janë kontrolluar katër lokacione, ndërsa janë sekuestruar 19 vetura dhe pasuri të tjera. Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, aksioni është realizuar të mërkurën më 25 nëntor 2026, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale.
Në operacion kanë marrë pjesë hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, njësi të tjera hetuese, Njësia Speciale FIT dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI). Të arrestuarit dyshohen për veprat penale të pjesëmarrjes ose organizimit të