Gordon e thyen rekordin e Ronaldos dhe Benzemas, e shkruan historinë në Champions Sport Gazeta Express 26/11/2026 11:30 Anthony Gordon ka hyrë në historinë e Ligës së Kampionëve pas një paraqitjeje fantastike në fitoren 4:1 të Barcelonës ndaj Sabahut në Azerbajxhan. Sulmuesi anglez i realizoi dy gola, duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes, shkruan “Gazeta Express”. Me këtë dygolësh, Gordon u bë futbollisti i parë në histori të Champions League që i shënon gjashtë gola si mysafir në një shtet të vetëm brenda një viti kalendarik.
Katër gola i kishte realizuar më parë me Newcastle United ndaj Qarabag, ndërsa dy të tjerë i shtoi të mërkurën kundër Sabahut. Kështu, 25-vjeçari e kaloi Cristiano Ronaldon, i cili i kishte shënuar pesë gola me Real Madridin në Turqi gjatë vitit 2013, si dhe Karim