Shallat portokalli në Kuvendin e Kosovës, simbol i solidaritetit në kuadër të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore

Në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, sot në sallën e Kuvendit të Kosovës janë vendosur shalla portokalli në ulëset e secilit deputet, si simbol i solidaritetit dhe mbështetjes në luftën kundër dhunës ndaj grave. Përmes këtij gjesti simbolik, Kuvendi i Kosovës i bashkohet nismës ndërkombëtare që synon ngritjen e vetëdijesimit dhe mobilizimin e institucioneve dhe shoqërisë për parandalimin dhe luftimin e dhunës me bazë gjinore. Ju sjellim fotografi nga salla e Kuvendit të Kosovës, para fillimit të seancës, ku shihen shallat portokalli të vendosur në ulëset e deputetëve, duke përcjellë mesazhin e solidaritetit dhe angazhimit kundër kësaj dukurie.

Ndryshe, fushata “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” zhvillohet çdo vit nga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *