Një flakë dhe shumë shkëndija në Tonhalle Zürich: Flaka Goranci dhe artiste të tjera të mërgatës ngjallin zërat e së kaluarës

Salla e vogël e koncerteve, e njohur në gjermanisht si Kleine Tonhalle, gjendet jo larg bregut të Liqenit të Zürichut. Ditën, kur moti është i kthjellët, në horizont shihen Alpet e Glarusit, ndërsa një mashtrim optik nganjëherë krijon përshtypjen sikur bora ka rënë mbi liqen. Natën Alpet nuk shihen, por nga fundi i nëntorit deri në fillim të janarit rrugët në qendër të Zürichut, e sidomos e famshmja Bahnhofstrasse, njëra ndër rrugët më të shtrenjta në botë, shkëlqejnë nga dritat dhe dekorimet në pritje të festave të fundvitit.

Në mes të kësaj atmosfere qytetare ndodhet Kleine Tonhalle, një qendër e kulturës dhe e veprimtarive të shumta artistike. Salla ka 609 vende, në parket dhe në ballkon. Ndoshta të mërkurën në mbrëmje nuk ishin tamam 609 veta në sallë, por përshtypja ishte kjo: ajo ish

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *