Juventusi shkëlqen në Evropë, e mposht Omonian me rezultat bindës Futboll Gazeta Express 26/11/2026 23:06 Juventusi ka shënuar fitore të rëndësishme në Ligën e Evropës, duke e mposhtur Omonian e Nikosias me rezultat 4:1. Skuadra e Luciano Spallettit nuk e nisi mirë takimin, pasi mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 15-të, me golin e Lubomir Satkës. Megjithatë, reagimi i bardhezinjve ishte i menjëhershëm.
Andrea Cambiaso barazoi shifrat në minutën e 37-të, ndërsa Jeff Ekhator realizoi për 2:1 vetëm gjashtë minuta më vonë. Në pjesën e dytë, Juventusi vazhdoi dominimin dhe e vulosi fitoren me dy gola të tjerë. Francisco Conceição shënoi në minutën e 68-të, ndërsa Jérémie Boga në minutën e 73-të vendosi rezultatin përfundimtar 4:1.
Kështu, Juventusi arkëton tri pikë të rëndësishme