Vendndodhja e Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit, dy figurave kontroverse serbe të lidhura me zhvillimet në veri të Kosovës, vazhdon të jetë e panjohur, ndërsa raportimet e fundit të mediave në Serbi sugjerojnë se ata mund të jenë larguar drejt Rusisë ose Kirgistanit. Gazetarët investigativë në Serbi kanë ngritur dyshime se të dy mund të kenë shfrytëzuar situatën e krijuar pas zgjedhjeve dhe mungesën e një qeverie të re në Beograd për t’u larguar nga vendi, në një kohë kur autoritetet serbe kanë nisur arrestime dhe procedura të ndryshme ndaj personave të lidhur me pushtetin e mëparshëm. Gazetarja e KRIK-ut, Bojana Jovanoviq, ka thënë se Rusia është një nga destinacionet e mundshme ku mund të jetë strehuar Veselinoviqi, duke pasur parasysh lidhjet e tij me këtë shtet.
KRIK kish