Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka vazhduar thumbimet ndaj homologut të tij te Real Madridi, Florentino Perez, duke e akuzuar klubin madrilen për obsesion me gjigantin katalunas. Përplasja mes dy drejtuesve ka marrë një tjetër kthesë, pasi Barcelona ka nisur gjatë verës procedura ligjore ndaj Perezit, për shkak të deklaratave që i konsideroi shpifëse lidhur me skandalin Negreira. Të mërkurën ishte caktuar një seancë pajtuese në një gjykatë në Madrid, ku presidenti i Real Madridit kishte mundësinë të tërhiqte deklaratat e tij.
Megjithatë, Perezi nuk u paraqit personalisht dhe dërgoi avokatët e tij për ta përfaqësuar. Laporta, i cili ndodhej në Azerbajxhan për të ndjekur fitoren e Barcelonës ndaj Sabahut në Ligën e Kampionëve, foli për këtë çështje para ndeshjes, duke lënë të kuptohet