Haradinaj: Lidhja e shkurtër, Albini e Dejona bashkë me Listen Serbe i lanë jashtë pagës minimale veteranët e luftës

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë për përjashtimin e veteranëve të luftës nga përfitimi i pagës minimale, duke e cilësuar këtë veprim si përçmim të kontributit dhe sakrificës së tyre. Në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haradinaj ka thënë se një vendim i tillë dërgon mesazh të gabuar për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Pse u desh të liheshin veteranët e luftës jashtë pagës minimale?

Pse, ku i ndihmon më shumë? Së pari, e çon një porosi në publikun tonë që nuk njihet kontributi dhe sakrifica, e dyta, imagjinoni kur t’i largon veteranët prej listës, me ndihmën e Listës Serbe”, ka deklaruar Haradinaj. Ai ka përmendur edhe protestën e mbajtur në Kuvend, duke thënë se në të njëjtën ditë është publikuar videoja e daljes së parë publike të UÇK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *