RB Leipzig ka vendosur një çmim mbi 100 milionë euro për yllin e saj, Antonio Nusa, në rast se ndonjë klub dëshiron ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas raportimit të Sky Sport, klubi gjerman nuk ka presion për ta shitur sulmuesin norvegjez dhe synon ta mbajë atë të paktën deri në verën e vitit të ardhshëm. Megjithatë, një ofertë jashtëzakonisht e lartë mund ta ndryshojë qëndrimin e drejtuesve të Leipzigut, të cilët janë të vetëdijshëm për interesimin e madh që ka krijuar 21-vjeçari me paraqitjet e tij.
Nusa po kalon një sezon mbresëlënës, duke regjistruar nëntë gola dhe tetë asistime në 17 paraqitje në të gjitha garat. Forma e tij ka bërë që pothuajse të gjitha klubet e mëdha evropiane ta kenë në listën e dëshirave. Leipzigu ndodhet në një pozitë shumë të favorshme në ne