Një rrëfim pa fjalë për vetminë, kujtesën dhe pritjen e gjatë, që tashmë ka tërhequr vëmendjen e festivaleve ndërkombëtare të filmit Të shtunën, më 28 nëntor, nga ora 18:00, në kinemanë ABC në Prishtinë, në kuadër të Festivalit të Filmit të Shkurtër “Hyjnesha në Fron”, do të shfaqet premierë filmi i shkurtër artistik “Dita e fundit e pritjes”, me skenar dhe regji të Albina Muçaj Osmanit. Filmi, i realizuar pa dialog dhe me interpretimin e aktores Nexhmije Selca, shënon debutimin regjisorial të Albina Muçaj Osmanit. “Dita e fundit e pritjes” tashmë është përzgjedhur edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër “Festival Cortos para Tiempos Largos”, i cili mbahet nga 26 deri më 29 nëntor në Kolumbi.
Filmi ishte gjithashtu pjesë e përzgjedhjes zyrtare të festivalit të filmit të shkur