Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu , ka deklaruar se gjatë ditës së sotme pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit. E pyetur nga gazetarët lidhur me zhvillimet politike dhe mundësinë e mbajtjes së seancës, Haxhiu është shprehur shkurt se procesi pritet të vazhdojë brenda ditës. “Besoj se do të ketë seancë për presidentin… natyrisht që sot”, ka thënë ajo.
Deklarata e Haxhiut vjen në një moment kur skena politike në vend është e fokusuar në arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri, pasi procesi kërkon shumicë të kualifikuar në Kuvend. Haxhiu, që po ushtron detyrën e presidentit që nga 4 prilli pasi ish-presidentes Vjosa Osmani i përfundoi mandati pesëvjeçar. Deputetët e legjislaturës së dhjetë kanë afat deri më 28 prill që të zgjedhin