Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në Kushtetuese Lajme Gazeta Express 28/04/2026 8:17 Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar dhe ka treguar se si shkon procedura e rundeve për zgjedhjen e presidentit të vendit. Pasi të hënën dështoi seanca e jashtëzakonshme për president, pasi opozita nuk mori pjesë dhe të njëjtën e quajtën antikushtetuese, Hasani tha se e njëjta nuk numërohet dhe nuk mund të vazhdohet me rundin e dytë sot. “Në momentin që e ka parë që në kuti nuk janë 2/3, ky rund nuk ekziston, domethënë nuk mund të shkohet në rund të dytë.
Duhet të nisë nga fillimi, seanca e [mbrëmshme] nuk mund të kalojë në rund të dytë”, tha ai në Klan Kosova. Ai shtoi se gabimi më i madh i opozitës në këtë zhvillim do të ishte dërgimi i seancës për presi