BDI njoftoi nisjen e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve për fillimin e ndryshimeve kushtetuese. Kjo temë është një çështje që tejkalon kalkulimet politike, ndaj deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti kërkoi që çdo deputetë që e sheh të ardhmen e vendit në Bashkimin Evropian të jep mbështetje për këtë iniciativë, përfshirë edhe ato të shumicës parlamentare. “U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, si shumicës parlamentare, ashtu edhe të opozitës, përfshirë edhe deputetët e ASH-së së Taravarit dhe Sela, PDSH-së, deputetët e pavarur si dhe përfaqësuesit e të gjitha partive politike, që e shohin të ardhmen e vendit në Bashkimin Evropian, sidomos deputetët e VLEN-it, që të japin mbështetje duke nënshkruar këtë iniciativë”, theksoi Bexheti.
Siç theks