Gary Neville beson se Arsenali ka gjasa më të mëdha ta fitojë Ligën Premier këtë sezon sesa Ligën e Kampionëve, duke vlerësuar se rruga në Europë është më e vështirë për “Topçinjtë”. Gara për titullin në Angli është ngushtuar në javët e fundit: Arsenali është tani vetëm tre pikë para Manchester Cityt, por me një ndeshje më shumë të luajtur. Ndërkohë, në Ligën e Kampionëve – Arsenali vazhdon të jetë i pamposhtur dhe po përgatitet për gjysmëfinalen ndaj Atletico Madrid, me ndeshjen e parë që zhvillohet në Spanjë.
Megjithatë, Neville mendon se skuadra e Mikel Artetës ka më shumë gjasa të triumfojë në kampionat sesa në kompeticionin më të madh evropian. “Shumë prej këtyre lojtarëve nuk dinë si fitohet Liga e Kampionëve, por në garën për titull kanë qenë kaq afër dhe do të jenë të dëshpër