Lëndim i ri i Çalhanoglut, rrezikon paraqitjen në finalen e Kupës së Italisë

Lëndim i ri i Çalhanoglut, rrezikon paraqitjen në finalen e Kupës së Italisë Futboll Gazeta Express 27/04/2026 17:21 Hakan Çalhanoğlu ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor dhe, sipas raportimeve nga Italia, ylli i Interit është në dyshim për finalen e Kupës së Italisë kundër Lazios më 13 maj. Klubi zikaltër konfirmoi të hënën se mesfushori turk ka pësuar një dëmtim të ri. “Hakan Çalhanoğlu iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore këtë mëngjes në Humanitas Clinical Institute,” thuhet në deklaratën e klubit.

“Testet zbuluan një tendosje muskulore në soleusin e këmbës së majtë. Gjendja e tij do të vlerësohet në ditët në vijim”, thuhet tutje. Sipas burimeve italiane, përfshirë “Sky Sport Italia” dhe “La Gazzetta dello Sport”, ky dëmtim mund ta lërë jashtë loje Çalhanoğlun për finalen e Kupës së Ital

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *