ASH e Selës: 27 prilli ishte moment kthese për demokracinë në Maqedoninë e Veriut

“27 Prilli ishte moment kthese për demokracinë në Maqedoninë e Veriut”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës. Nga kjo parti thonë se më 27 prill ra një regjim i regjur dhe antishqiptar, u zgjodh kryeparlamentari i parë shqiptar, u soll Ligji për përdorimin e gjuhëve, vendi u bë anëtar i NATO-s. “Ishte dita kur politikanët treguan me vepër se kush i qëndron deri në fund fjalës së dhënë në popull, e kush e përdor fjalën për ta manipuluar popullin.

Dikush iku, dikush u struk e nuk u shfaq aspak, e dikush sakrifikoi. Është dita nga e cila dikush vazhdon të ikë, dikush turpërohet, e dikush ndjehet krenar. Dhe siç ditët dhe datat në kalendar përsëriten çdo vit, kjo ditë do të ngelet në ndërgjegjen e gjithsecilit që e ka një të tillë, ku ishte, ç’bëri, ç’plane k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *