Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 18” në Durrës, ku Policia e Shtetit goditi një rast të shfrytëzimit të një apartamenti me qira për prostitucion në lagjen nr. 1. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi për rreth 1 muaj dhe më pas finalizuan operacionin, duke kryer arrestime në flagrancë.
Në pranga ra M. L., 26 vjeçe, shtetase kolumbiane, e dyshuar si organizatore e kësaj veprimtarie, pasi dyshohet se kishte marrë me qira apartamentin dhe e kishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Sipas policisë, ajo dyshohet se e ka ushtruar edhe vetë këtë aktivitet në të njëjtin ambient.
Po ashtu, u arrestuan në flagrancë për ushtrim prostitucioni edhe dy shte