SPAK dërgoi për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore, dy prej tyre dënohen, njëri shpallet i pafajshëm

SPAK dërgoi për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore, dy prej tyre dënohen, njëri shpallet i pafajshëm Lajme Gazeta Express 28/04/2026 12:57 Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për tre punonjësit e Policisë Rrugore, pasi SPAK i dërgoi për gjykim në tetor të 2025. Edison Tabaku, Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, u dënua me 3 vite, në aplikim të gjykimit të shkurtuar do të kryejë me 2 vjet. Gjykata urdhëroi ta kryejë dënimin në institucion të sigurisë së zakonshme.

Fajtor u shpall edhe Sokol Novaku dhe u dënua 3 vjet, ulet një e treta me 2 vjet. Në përfundim pezullohet dënimi me vënie në provë. Roven Zeka u shpall i pafajshëm,/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *