Lladrovci: Hapni krah o trima o dilni zot situatës!

Lladrovci: Hapni krah o trima o dilni zot situatës! Lajme Gazeta Express 28/04/2026 12:56 Lidhur me zhvillimet politike në vend, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “komfori si fazë finale e arritjeve të çaushëve të rinj në kohën kur rrezikohet shteti, është mjerim”. Deklarata e tij në rrjetin social: Partitë politike me taban atdhetar domosdo i vërejnë dredhitë politike, prandaj punojnë që ta zvogëlojnë ndikimin e keqbërësve politikë dhe degradimin institucional.

Partitë e kanë obligim të veprojnë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe kundër dredhive që e dëmtojnë shtetin, ndryshe, nuk e arsyetojnë ekzistencën. Komfori si fazë finale e arritjeve të çaushëve të rinj në kohën kur rrezikohet shteti, është mjerim. Hapni krah o trima o dilni zot situatës!

Topics: #lladrovci #politike #hapni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *