Kica-Xhelili – VV-së: Ne kemi propozim konkret, tregoni a i keni 66 vota për Vjosa Osmanin Lajme Gazeta Express 27/04/2026 20:14 Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti akuzoi opozitën për bllokadë. Ajo ka pyetur pushtetin se a i kanë 66 vota për Vjosa Osmanin, tutje tha se nëse i kanë duhet të tregojnë qartë. Deputetja e LDK-së tha se kanë dhënë një propozim konkret.
/Gazeta Express Postimi i plotë: 2 orë seancë për të MOS u përgjigjur në NJË PYETJE: A i keni 66 vota për Vjosa Osmanin ? Sepse nëse i keni, thuajeni qartë. Publikisht.
Pa e keqpërdorur Kuvendin për improvizime. E nëse nuk i keni, atëherë duhet ta pranoni të vërtetën: seanca u ftua ekskluzivisht për bartje faji. Për t’a përdorur procesin për propagandë.
Ne e kemi dhënë një propozim ko