“Ishte një natë e rëndë për Kosovën”, Abdixhiku reagon sërish: Mes “shtetit karate” ne zgjedhim Republikën Lajme Gazeta Express 27/04/2026 23:51 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se sonte ka qenë një natë e rëndë për Republikën. Abdixhiku tregoi se për hir të transparencës, sonte treguan 15 nënshkrimet e deputetëve që i kishin për Vjosa Osmanin presidente. Ai tha se mes shtetit ‘karate’, propagandës e mashtrimit, ne zgjedhim Republikën.
Postimi i plotë: Të dashur qytetarë , Sonte, ishte një natë e rëndë për Republikën. E paimagjinueshme për shtetin e ri demokratik e për ata që e duan këtë vend si shtet normal. Sonte, Lëvizja Vetëvendosje inicioi përmbysjen e rendit kushtetues, duke imponuar vullnet parapolitik kundrejt çdo standardi demokratik.
Për