Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se procedura e ndjekur për zgjedhjen e presidentit nuk mund të vazhdojë pa përmbushjen e kuorumit kushtetues prej 80 deputetësh në dy raundet e para. Në një lidhje telefonike në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Hasani kritikoi interpretimin e bërë nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke thënë se ajo e ka interpretuar në mënyrë arbitrare aktgjykimin e vitit 2011 lidhur me procedurën për zgjedhjen e presidentit. Sipas Hasanit, aktgjykimi i vitit 2011, i rikonfirmuar pjesërisht edhe në rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçi, përcakton qartë se në dy raundet e para kërkohet pjesëmarrja e dy të tretave të deputetëve, përkatësisht 80 deputetë, në mënyrë që procesi të mund të kalojë në raundet pasuese.
Ai theksoi se vetëm në rau