Kosova është përballur me mungesë të ujit që prej disa vitesh, ndërsa situata po përkeqësohet gradualisht për shkak të kombinimit të ndryshimeve klimatike dhe ndërhyrjeve njerëzore. Kështu ka deklaruar Krenare Salihu në “Përballje Podcast”. Ajo theksoi se vendi është identifikuar si zonë me “stres uji” që më herët, bazuar në raportet ndërkombëtare.
“Kosova ka qenë krizë edhe para shtatë ose tetë viteve… kur është rangu në listën e shteteve me stres uji apo mungesë uji”, u shpreh Salihu shkruan Telegrafi. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi) Sipas saj, mungesa e ujit po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Salihu shpjegoi se një ndër faktorët kryesorë mbeten ndryshimet klimatike, të cilat kanë ndikuar në uljen e reshjeve dhe në ndryshimin e shpërndarjes së tyre.