Mali i Zi sapo ka hyrë në fillimin e fundit të procesit të integrimit në Bashkimin Europian me lajmin e përgatitjes së traktatit të anëtarësimit , i cili është hapi i fundit para hyrjes formale. Kjo do të thotë se shumica e kapitujve të negociatave janë mbyllur ose janë drejt mbylljes dhe Brukseli e konsideron vendin të gatshëm për anëtarësim. Në praktikë, procesi kalon nga “a është gati?” në “si dhe kur do të hyjë?” Pas hartimit të traktatit të anëtarësimit, ai finalizohet dhe nënshkruhet nga vendi kandidat dhe të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian, më pas ratifikohet nga parlamentet përkatëse (dhe në disa raste me referendum), dhe në përfundim hyn në fuqi në një datë të caktuar duke e bërë vendin zyrtarisht anëtar me të drejta dhe detyrime të plota.
Kuptimi i këtij zhvillimi ës