“Situatë e rrezikshme”, Haradinaj paralajmëron reagim qytetar për mbrojtjen e Kushtetutës

Deputeti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër zhvillimet e fundit politike në vend, duke i cilësuar si shkelje të Kushtetutës dhe rrezik për funksionimin institucional të Kosovës. Ai tha se situata aktuale për zgjedhjen e presidentit është e paprecedentë që nga paslufta. “Është një situatë ndryshe nga të gjitha zhvillimet që kemi parë në Kosovë pas pavarësisë”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas tij, veprimet e institucioneve përbëjnë shkelje serioze kushtetuese. “Ata që ushtrojnë funksione shtetërore dje kanë bërë shkelje kushtetuese, është e ngjashme me suprimimin e Kushtetutës”, ka thënë ai, duke e krahasuar situatën me periudha të së kaluarës. Haradinaj ka paralajmëruar për pasoja të rënda nëse vazhdohet me këtë qasje.

“Është një ngjarje dhe drejtim i rrezikshëm dhe j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *