Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta Lajme Gazeta Express 29/04/2026 9:44 Shkruan: Mustafa Nano Disa kolegë të mij kanë kaluar në histeri me këtë historinë e kafazit të xhamit, brenda të cilit panë Ilir Metën, ish presidentin e ish kryeministrin. Disa syresh u traumatizuan edhe nga pamja e Metës: i hequr në fytyrë, me flokët të qethur zero, e si më i plakur, duke lënë të nënkuptohet se është keqtrajtuar apo është droguar. S’e kuptoj pse bëhen më katolikë sesa Papa.
Vetë Meta nuk është ankuar për ndonjë keqtrajtim. Është ankuar për gjëra të tjera (procesi politik, etj), por jo për keqtrajtim. Është hequr në fytyrë, pasi ka kohë që bën palestër (ju kujtohet kur postonte video duke u larë në lumë apo u ngjitur nëpër pemë?).
Është qethur zero, siç ka bërë rë