Zvicra mban rezerva ekskluzive të karburantit në kohë krize energjetike Lajme Gazeta Express 28/04/2026 15:13 Zvicra si “ishull karburanti” në Evropë: Furnizimi me benzinë dhe naftë mbetet i sigurt Zvicra disponon rezerva të posaçme të karburantit që përdoren në rast mungese dhe janë të dedikuara vetëm për vendin. Këto rezerva nuk ndahen me shtete të tjera, ndryshe nga vendet e Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch. Pavarësisht tensioneve ndërkombëtare dhe krizave energjetike, furnizimi me benzinë dhe naftë në Zvicër vazhdon normalisht.
Megjithatë, situata me kerozinën për avionë mbetet më e ndjeshme. Autoritetet zvicerane vlerësojnë se furnizimi i aeroporteve është i sigurt deri në maj 2026, ndërsa në rast nevoje qeveria mund të lirojë rezervat nga depot shtetërore. Zvicra nuk është pje