Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës vlerëson se nëse nuk merren masa urgjente për parandalimin e ndotjes së ajrit që po vjen nga termoelektranat A dhe B në Obiliq do të ketë rreziqe shëndetësore, përfshirë edhe rritjen e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore. “Ndotja e ajrit paraqet një nga sfidat më të mëdha mjedisore, shëndetësore dhe klimatike në vendin tonë, e cila konsiderohet si emergjencë globale e shëndetit publik. Termoelektranat e Kosovës (A dhe B) që përdorin thëngjillin si burim energjie mund të lëshojnë në atmosferë substanca të dëmshme si: ozoni (O3), oksidet e azotit (NOx), dioksidi të squfurit (SO2), dhe materje grimcore me madhësi PM10 dhe PM2.5.
Sipas raporteve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës