Mbreti Charles në SHBA – dalin pretendime për lidhje familjare me Trumpin

Mbreti Charles III-të sot në Washington fillon një seri takimesh me zyrtarë amerikanë, përfshirë një takim me presidentin amerikan, Donald Trump dhe një fjalim para Kongresit, në një moment të ndjeshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve. Charles ka mbërritur në kryeqytetin amerikan së bashku me bashkëshorten e tij Camilla, ndërsa programi përfshin një takim në Shtëpinë e Bardhë, një fjalim para Kongresit amerikan dhe një darkë shtetërore. Kjo do të jetë hera e parë që një monark britanik i drejtohet Kongresit që nga fjalimi i Mbretëreshës Elizabeth II-të në vitin 1991, ku u theksua historia e përbashkët dhe vlerat demokratike të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Vizita po zhvillohet në një kohë kur marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Londrës janë të ngarkuara për shkak të përkeqësimit të lidh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *