Një incident me përmbajtje të rëndë fyese është raportuar në Maqedoninë e Veriut gjatë një ndeshjeje të kampionatit vendor, ku Vardari e mposhti Tikveshin me rezultat të thellë 7-0. Sipas raportimeve nga Shkupi, gjatë takimit një pjesë e tifozëve të grupit ultras të Vardarit, “Komiti”, kanë intonuar kore të cilësuara si antishqiptare, me thirrje dhe sharje ndaj shqiptarëve. Pamje të publikuara në rrjete sociale kanë dokumentuar momentet e këtyre thirrjeve, por videot më pas janë fshirë brenda një kohe të shkurtër.
Ngjarja ka rikthyer në vëmendje një problem që është përmendur edhe më herët në opinionin publik, pasi kore të ngjashme janë raportuar në të kaluarën në stadiume të ndryshme të Maqedonisë së Veriut. Rasti vjen në një periudhë të ndjeshme, kur në vend janë shënuar edhe tensione sh