Shefi i Grupit Parlamentar të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se qëllimi i tij nuk është zgjedhja e presidentit, por bartja e fajit te të tjerët për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja. Në një konferencë për media në Kuvend, Tahiri tha se situata aktuale është përpjekje për të zhvendosur përgjegjësinë politike. “Kjo nuk është asgjë tjetër veç tendencë për me bartë fajin në njërën anë dhe tjetrën”, deklaroi ai.
Sipas Tahirit, AAK-ja nuk ka qenë e përfshirë në asnjë diskutim për procesin e presidentit, ndonëse, siç tha, partia nuk ka ikur nga përgjegjësia institucionale, duke votuar marrëveshjet ndërkombëtare. Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se kjo parti kishte ofruar që në fillim kandidatin e saj për president, duke p