Më shtrenjtë se vitin e kaluar, prodhimet bujqësore rriten për 5.8 për qind Lajme Gazeta Express 29/04/2026 12:26 Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi duke treguar një rritje të përgjithshme të çmimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit Çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë janë rritur krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave të fundit, gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, indeksi i përgjithshëm i çmimeve ka shënuar rritje prej 5.8 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Rritja më e madhe është vërejtur te prodhimet bimore, të cilat janë shtrenjtuar për 7.0 për qind.
Në këtë kategori përfshihen drithërat, perimet, patatet, pemët dhe bimët foragjere. Ndërkohë, edhe prodhimet blegtorale kanë s