Një grup deputetësh të Partisë Demokratike, anëtarë të Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, kanë kërkuar paraqitjen urgjente të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, përpara këtij Komisioni. Kërkesa bazohet në detyrimin kushtetues dhe ligjor të Kuvendit për ushtrimin e kontrollit parlamentar mbi veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv, veçanërisht në fushën e politikës së jashtme, e cila prek drejtpërdrejt interesin kombëtar dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë. Sipas pretendimit të deputetëve të opozitës dhe raportimeve të fundit mediatike ministri Hoxha ka qenë i përfshirë në dy incidente serioze që kanë shkaktuar dëm të rëndë diplomatik.
“Së pari: Është raportuar se Ministri Hoxha ka udhëzuar trupën diplomatike shqiptare që të pamundësojë çdo ko