Sondazh: Mbështetja për Trumpin bie në nivel të ri më të ulët

Sondazh: Mbështetja për Trumpin bie në nivel të ri më të ulët Lajme Gazeta Express 29/04/2026 7:30 Mbështetja për politikat e presidentit amerikan, Donald Trump, ra në nivelin më të ulët deri më tani në mandatin e dytë, përderisa amerikanët po shprehen gjithnjë më të pakënaqur me trajtimin që Trumpi ia ka bërë kostos së jetesës, sipas një sondazhi të ri të agjencisë “Reuters” dhe “Ipsos”. Sondazhi i zhvilluar për katër ditë dhe i mbyllur të hënën tregoi se 34 për qind e amerikanëve kanë mendim pozitiv për punën e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, nga 36 për qind sa ishin në një sondazh të mëparshëm, i zhvilluar nga data 15 deri më 20 prill. Shumica e përgjigjeve në sondazh u morën para të shtënave në një darkë të shtunën në Shtëpinë e Bardhë, ku Trumpi pritej të fliste.

Mbetet të shihet nëse i

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *