Lisa Kudrow ka zbuluar më në detaje përvojën e saj gjatë xhirimeve të serialit “Friends”, duke thënë se pas skenave ekzistonte një atmosferë shpesh e ashpër dhe e pakëndshme. Sipas saj, gjatë incizimeve që bëheshin para një publiku live prej rreth 400 personash, presioni ishte i madh. Nëse një aktor gabonte tekstin ose nuk arrinte ta jepte replikën në mënyrën e duhur, skenaristët mund të reagonin me komente fyese dhe nënçmuese.
Lisa Kudrow Këto kritika, sipas Kudrow, ishin të drejtpërdrejta dhe ndonjëherë shumë të rënda për t’u përballuar. Ajo gjithashtu ka theksuar se në dhomën e skenaristëve, që dominohej kryesisht nga burra, shpesh zhvilloheshin biseda të papërshtatshme. Ata qëndronin deri vonë natën duke punuar për skenarët dhe, sipas saj, diskutonin edhe fantazi seksuale p