Presidenti zviceran Guy Parmelin, sot (29 prill) do të zhvillojë, vizitë shtetërore në vend, për të cilën do të vendoset regjim i veçantë trafiku në Shkup, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Gjatë kësaj vizite, Departamenti i Sigurisë së Trafikut Publik do të zbatojë masa për rregullimin e trafikut në pjesën qendrore të Shkupit. Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve, pjesëmarrësve në trafik, që t’u përmbahen udhëzimeve të lëshuara nga oficerët e policisë.
Maqedonia e Veriut Lajme Telegrafi Maqedoni Topics: #regjim #shkup #presidenti